“Edhe indianët mungonin për të plotësuar panoramën e shtetit qesharak që kemi”

“Edhe indianët mungonin për të plotësuar panoramën e shtetit qesharak që kemi”

84
0
Shares

Skandali me dy shtetasit indianët, të cilët kishin marrë pasaportën shqiptare, madje një prej tyre ishte Konsull Nderi i Shqipërisë në Nigero, ka sjellë edhe ragimin e ish ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani.

Ky i fundit përmes një postimi në facebook, shkruan se, “edhe indianët mungonin për të plotësuar panoramën se çfarë shteti qesharak kemi”.

POSTIMI I MANJANIT:

Disa pyetje dhe një sugjerim, për (super) Indianët.

Edhe indianët mungonin për të plotësuar panoramën se çfarë shteti qesharak kemi.

Një ngjarje në dukje rutinë, por që ngre disa pyetje:

1. Përse duhet ta meritonin proçedurën e posaçme të marrjes
së shtetësisë?

2. Si ka mundësi që dy të kërkuar nga Interpol nuk arrestohen?

3. Pse ju dha shtetësia me kaq ngut?

4. Si është e mundur që Shërbimi Informativ i Shtetit nuk arrin të informojë shtetin tonë për origjinën e të huajve që jetojnë këtu?!

Pa dyshim që ligjërisht i di edhe përgjigjet e secilit institucion të përfshirë. Me ligjin janë të gjithë në rregull, por me moralin e kulturën shtetërore jo.

Ndaj që kjo çështje të marrë drejtim dhe disi shteti të vendosë njëfarë dinjiteti sugjerimi im është:

Presidenti të revokojë ose shfuqizojë dekretin e dhënies së shtetësisë ndaj tyre. Ata kanë mashtruar autoritetet tona shtetërore për t’u fahehur drejtësisë në vendin e tyre.

Nëse përndiqen për arsye politike mund të aplikojnë për azil, por jo për shtetësi.

Nga ana tjetër policia në zbatim të urdhërave të Interpol duhet ti ndaloje dhe tja vërë në dispozicion drejtësisë për procedurat e ekstradimit.

Konkluzioni: edhe ky rast tregon se kur ligjet vendosin për raste përjashtimore, gjithmonë përjashtimi bëhet rregull!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY