Horoskopi, 26 mars 2019/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

Horoskopi, 26 mars 2019/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

160
0
Shares

Dashi

Kjo e martë nuk do të jetë aspak në ritmin e duhur. Ky është momenti për të bërë bilancin e situatës tuaj aktuale. Sa i takon punës, duhet të mundoheni të kënaqeni me situatën aktuale dhe të mos bëni projekte shumë afatgjata.

Demi

Momentet e vështira kanë kaluar, nga kjo e martë gjërat do të vijnë drejt përmirësimit. Venusi më në fund do ju shikojë pozitivisht. Sigurisht, kjo nuk do të thotë që problemet tuaja do të zhduken si me magji, por situata do të jetë e përmirësuar. Mundohuni që gjatë kësaj dite të shmangni konfliktet.

Binjakët

Kjo ditë do ju gjejë nervoz, ku duhet të shmangni konfliktet dhe polemikat si në dashuri, edhe në punë. Sa i takon ndjenjave, mundohuni që ti matni fjalët dhe të kontrolloni sjelljen, për të mos shkaktuar një krizë të padëshiruar.

Gaforrja

Kjo e martë do të jetë shumë pozitive sa i takon dashurisë, në saj të ndikimit të Venusit. Mjaft të favorizuara janë lidhjet ndërpersonale dhe raportet me kolegët në punë. Mundohuni vetëm që të mos lodheni shumë.

Luani

Kjo ditë do të jetë tejet pozitive, por pavarësisht kësaj do të ndjeni tension, në sajë të afateve që duhet të respektoni. Duhet të çoni deri në fund një projekt brenda afatit të caktuar, ndaj kujdes me nxitimin. Sa i takon dashurisë, do të ketë një rikuperim me dikë të së kaluarës.

Virgjëresha

Nuk parashikohet një e martë shumë pozitive. Do të ndiheni të paqëndrueshëm dhe do të përballeni me disa problematika në dashuri. Mundohuni që të mbani situatat nën kontroll, pasi gjërat nga e nesërmja do të përmirësohen.

Peshorja

Do të jetë një ditë nervoze gjatë së cilës shqetësimet do të jenë të pranishme. Nuk do të ketë probleme të mëdha për tu zgjidhur, por thjesht shumë gjëra për tu sistemuar, në mënyrë që çdo gjë të shkojë mirë.

Akrepi

Duke nisur nga kjo ditë, Venusi do ju shohë ndryshe dhe më pozitivisht. Do e keni më të lehtë që të dashuroni dhe të flisni për dashurinë, duke kaluar problemet me të cilat jeni përballur në të kaluarën.

Shigjetari

Gjëja më e rëndësishme që duhet të kuptoni, është se një kalim tranzit i yjeve, dhe një qiell i favorshëm, nuk është mjaftueshëm për të pasur sukses. Duhet shumë përkushtim! Megjithatë projektet janë mjaft të favorshme, për të lindurit e kësaj shenje. Në këtë moment, do të jeni të përhumbur në punë dhe projekte, duke e lënë dashurinë në plan të dytë.

Bricjapi

Kjo periudhë i dedikohet totalisht dashurisë, ku Venusi i bën lidhjet e favorizuara. Dashuria do të jetë protagoniste e ditës, shkruan noa.al. Por bëni kujdes, mund t’iu duhet të prisni një përgjigje që nuk po vjen dhe kjo gjë ju tensionon, ndaj ruani qetësinë.

Ujori

Në këtë moment, të lindurit e kësaj shenje do ju duhet të marrin vendime të rëndësishme. Do ju duhet të kuptoni nëse është rasti që ti thyeni rregullat ose jo. Të jetuarit sipas rregullave, nuk është një gjë tipike e ujorëve, por kjo gjë mund të ndodh, ndoshta për hir të dashurisë, martesës ose një bashkëjetese. Në dashuri parashikohen edhe ndarje, sa iu takon lidhjeve që nuk funksionojnë.

Peshqit

Kjo është një ditë mjaft pozitive, sa i takon raporteve ndërpersonale dhe lidhjeve në çift. Fuqia juaj psikologjike do të shtohet nga Venusi, i cili qysh nga kjo e martë do të hyjë në shenjën tuaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY