Presidenti Meta në Ditën Kombëtare të Greqisë: Popujt tanë meritojnë të jetojnë...

Presidenti Meta në Ditën Kombëtare të Greqisë: Popujt tanë meritojnë të jetojnë në bashkëpunim

74
0
Shares

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka marrë pjesë ditën e sotme në ceremoninë e organizuar me rastin e Ditës Kombëtare të Greqisë, ku ka uruar që bashkëpunimi mes Greqisë dhe Shqipërisë të udhëhiqen nga trashëgimia më pozitive.

Në një postim në Facebook, Meta ka theksuar se minoriteti grek dhe komuniteti shqiptar në Greqi janë ura shumë të forta lidhëse mes dy vendeve.

Postimi i plotë:  

I lumtur të merrja pjesë sot në ceremoninë e organizuar me rastin e Ditës Kombëtare të Greqisë. 

Në këtë ditë feste e gëzimi të fqinjëve tanë uroj që edhe bashkëpunimi e partneriteti ynë të udhëhiqen nga trashëgimia më pozitive dhe e ardhmja e përbashkët e dy popujve tanë në një rajon më të begatë të Europës së Bashkuar.

Minoriteti grek dhe komuniteti shqiptar në Greqi, ura shumë të forta lidhëse në marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale, por edhe mjaft premtuese mes dy popujve tanë.

Shqiptarët dhe grekët meritojnë të jetojnë gjithmonë në bashkëpunim, harmoni e begati. Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-greke!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY