Britania e Madhe në kërkim të Bleona Matës, ja si duket ajo...

Britania e Madhe në kërkim të Bleona Matës, ja si duket ajo sot

241
0
Shares

Sikundër dhe ishte paralajmëruar, kërkimet për Bleona Matën, vajzën nga Kukësi e zhdukur prej 9 vitesh kanë filluar intesivisht në Britaninë e Madhe pas zbulimit të identikitit.

Policia britanike, Rrjeti Global i Fëmijëve të Humbur dhe Qendra Kombëtare për Fëmijët e Humbur në Shqipëri,  kanë hapur kërkimet për Bleona Matën në Mbretërine e Bashkuar.

Lajmin e ka dhënë Drejtori i CRCA, Altin Hazizaj, përmes një postimi në fb ku shkruan: “Le të shpresojmë fort që do ta gjejmë së shpejti Bleonën!”

Me 20 mars ekspertët ndërkombëtarë amerikanë në bashkëpunim me alo 116, linja kombëtare e Këshillimit për fëmijët realizuan pamjen e Bleonës sot, me foto nga nëna babai dhe vëllai i saj më i vogël, në përafrimin që ajo ka me familjarët e saj.

Identikiti është realizuar me qëllimin për të ndihmuar kërkimet për vajzën e zhdukur në mënyrë misterioze për të cilën ende nuk dihet asgjë.

Bleona Mata u zhduk më 22 maj të vitit 2010 teksa kulloste bagëtitë në malin e fshatit Zapod, të Kukësit, shumë pranë banesës së saj së bashku me 5 vajza të tjera . E ëma nuk ka reshtur asnjëherë së kërkuari vajzën.

Atëherë policia mori dhe rimori në pyetje vajzat, por asnjëra prej tyre nuk tregoi asnjë gjë nga ajo çfarë vërtetë ndodhi atë pasdite kur Bleona u zhduk.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY