Vrasja e Nard Polias, çfarë thotë vëllai për autorët e krimit

Vrasja e Nard Polias, çfarë thotë vëllai për autorët e krimit

428
0
Shares

Ferdinard Polia apo ndryshe i njohur si ‘Nardi i Bujtinave; u vra katër ditë më parë ndërsa po dilte nga një servis ku kishte çuar makinën e tij për të rregulluar.

Policia e Shkodrës bëri të mundur kapjen sot të tre bashkëpunëtorëve në krim, ndërsa autori është vënë në kërkim.

I kontaktuar nga media, vëllai i Nard Polisë, Pavlin Polia, pasi u njoh me identitetin e autorëve tha se nuk kishte asnjë njohje me ta, madje hodhi dyshime se autorët mund të kenë ngatërruar shënjestër.

“Ne si familje përgëzojmë punën e shtetit. Nuk di të kemi konflikte me asnjë nga të dyshuarit që më treguan. Ne besojmë se kanë ngatërruar personin, gjithsesi ne nuk bëhemi si ata sido që të jetë puna e kushdo që të jetë përfshirë në këtë ngjarje. Me shpresë që të zbardhet kjo ngjarje sa më parë , falënderoj ata që po na gjenden në këtë mort, që i mori jetën vëllait tonë.”- tha Pavlin Polia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY