Zjarret djegin pyjet në Shqipëri, Çako bën me faj pushtetin vendor: Bëni...

Zjarret djegin pyjet në Shqipëri, Çako bën me faj pushtetin vendor: Bëni veshin shurdh

93
0
Shares

Kreu i Emergjencave Civile Haki Çako fajin ia ka lënë pushtetit vendor për zjarret që kanë rënë ditëve të fundit në vendin tonë.

Në një konferencë për mediat, Çako tha se zjarret janë të pazakonta për stinën, ndaj sipas tij janë të qëllimshme për hapjen e tokave të reja, apo krijimin e hapësirave për ndërtim.

Kjo situatë është e pazakontë për stinën, vatrat e zjarrit janë shkaktuar qëllimisht për hapjen e tokave të reja, apo krijimin e hapësirave për ndërtim”,-tha Cako.

Ai fajëson kryetarët e bashkive dhe të njësive administrative që lejojnë situata të tilla, ndërsa kërkoi bashkëpunim më efikas nga organet e drejtësisë për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve.

Autoritetet vendore heshtin kur bëhet fjalë për masa parandaluese të rasteve të përsëritura, apo më keq për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve.

Për të gjithë ata drejtues vendorë, kryetarë bashkish apo kryetarë të njësive administrative të cilët bëjnë veshët shurdhë ju rikujtoje se në ligjit për emergjencat civile pushteti vendor është përgjegjësi për ruajtjen e sipërfaqeve me kullota dhe identifikimin e vatrave dhe autorëve.Kërkojmë nga policia e shtetit dhe Prokuroria një bashkëpunim më efikas të identifikimit, ndalimi dhe arrestimit të autorëve të zjarrvënës me dashje. Nëse secili nga ne bën detyrën dhe zbaton ligjin askush për interesa personale apo politike nuk do mund të dëmtojë pasurinë kombëtare e sigurinë e shqiptarëve”, u shpreh Haki Çako.

Muaji mars ka nisur me lajme të këqija sa i takon pyjeve. Që nga 3 marsi deri sot rezulton se janë djegur 167 hektarë, ndërsa si vatra zjarri numërohen plot 69 të tilla.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY