Edhe Cardi B zgjedh dizajnerin shqiptar, Valdrini tregon për mesazhet me reperen...

Edhe Cardi B zgjedh dizajnerin shqiptar, Valdrini tregon për mesazhet me reperen e famshme

143
0
Shares

Emri i tij po përhapet me shpejtësi në disa vende të botës, ndërsa mund të themi që na ka bërë krenarë me talentin e tij.

Dizajneri i famshëm nga Kosova Valdrin Sahiti ka bashkëpunuar me yje të famshëm botërore për evente prestigjoze si Oscar dhe Grammy. Listës së gjatë të VIP-ave – përmendim këtu Chloe dhe Bailey, motrat që menaxhohen nga Beyonce, Fanrasia Taylor, Yvonne Ojri, Bebe Rexha apo Iskra Laërende.

Ajo që është padyshim e papritur, është fakti që listës i është shtuar  edhe reperja Cardi B.

I ftuar në “Xing me Ermalin”,  Valdrini foli paksa edhe për mesazhet me Cardi B. Fillimisht nuk e kishte besuar që reperja po i shkruante në WhatsApp, por stafi i dizajnerit i konfirmoi se profili i verifikuar i Cardi-t kishte shkruar në Instagram-in e Sahitit për të marrë një fustan.

“Ishte shumë ndjenjë e mirë, shumë motivuese.” – shtoi Valdrini për komunikimin me reperen.

Kujtojmë që Reperja më e famshme në botë, Cardi B ia ka bërë follow Valdrin Sahitit dhe në Instagram.

Nëse e keni humbur, ndiqeni të plotë më poshtë:

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY