Basha mbledh Kryesinë, porosia e tij për protestën e ardhshme

Basha mbledh Kryesinë, porosia e tij për protestën e ardhshme

105
0
Shares

Pasi doli nga Prokuroria, Lulzim Basha ka mbledhur kryesinë e Partisë Demokratike për disa minuta.

Takimi ka përfunduar ndërsa mësohet se ka në fokus kanë qenë qëndrimet e opozitës dhe organizimi i protestave.

Burime nga PD bëjnë me dije se iu ka dhënë mesazh drejtuesve nga Kryesia.

Duhet të angazhohemi në zonat e caktuara. Funksionimi i grupeve të gatshme. Duhet të ketë protesta në rrethe, sipas problematikave që kanë qytetarët. Aktivët e çdo dege te mblidhen përgjatë javës. Protesta të përhershme kur ka parlament”,- mësohet të jetë shprehur Basha.

Basha ka kërkuar dhe më shumë angazhim nga i gjithë grupi parlamentar dhe kryesia për protestat që do të mbahen.Po ashtu Basha iu ka kërkuar ish-deputetëve të tij që të intesifikojnë takimet me qytetarët.

Kujtojmë se opozita ka publikuar dhe datën e protestës të madhe që do të mbahet, që do të jetë 13 Prill, dhe ndryshe nga sa ndodh zakonisht, ajo do të mbahet pasdite, duke nisur nga ora 18:00.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY