Dështon sërish seanca për bandën Shullazi, shkak dorëheqja e avokates

Dështon sërish seanca për bandën Shullazi, shkak dorëheqja e avokates

106
0
Shares

Për të gjashtën herë ka dështuar seanca për Emiljano Shullazin dhe grupin e tij.

Këtë herë shkak është bërë mungesa e avokatëve.Mësohet gjithashtu se shkak është bërë dhe avokatja e caktuar më herët nga gjykata, e cila dha dorëheqjen nga mbrojtja e Gilmando Danit, me arsyetimin se do jetë jashtë vendit për arsye shëndetësore.

Dhjetë ditë më parë  Gjykata gjobiti 10 mijë lekë avokaten Eralda Brahimasi, ndërsa rastin e mungesës vendosi t’ia referojë Dhomës Kombëtare të Avokatisë.

Dosja ka nisur të shqyrtohet në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda prej janarit 2019 por deri tani nuk është mbajtur asnjë seancë. Seanca e radhës u caktua data 8 prill.

Kujtojmë se të pandehurit Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Besmir Shullazi, Endrit Qyqja, Endrit Zela akuzohen për disa vepra të rënda penale, të kryera në periudhën 2014-2016, për të cilat rrezikojnë denime deri në 15 vite burg.

Kujtojmë se Shullazi u dënua me 14 vite burg në Gjykatën e Shkallës së Parë, Gilando Dani është dënuar 12 vite burgim, Endrit Qyqja, 10 vite burgim, Endrit Zela 10 vite burg dhe Blerim Shullazi 9 vite burg.

Veprat penale për të cilat akuzohen jane:

-“Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”, në dëm të shtetasve Ylvi Beqja, Jani Zaka dhe Adriatik Kërçuku

-Kanosje për shkak të detyrës, në dëm të shtetasve Mynyr Kone dhe Dhori Kule

-“Shkatërrim prone me eksploziv”, në dëm të pronës së shtetasve Jani Zaka dhe Adriatik Kërçuku

-“Grup i strukturuar kriminal”

-“Veprime në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY