“Eshtë propagandë”, ish-ministri sqaron: Mungesa e opozitës nuk e pengon krijimin e...

“Eshtë propagandë”, ish-ministri sqaron: Mungesa e opozitës nuk e pengon krijimin e SPAK

75
0
Shares

Juristi dhe ish-ministri  Ylli Manjani ka dhënë një sqarim për sa i përket krijimit të SPAK-ut.

Ish-ministri thotë se opozita nuk e bllokon krijimin e tij, pasi atë e zgjedh KLP dhe Parlamenti nuk ka më rol për te luajtur.

Sipas tij, ikja e opozitës që bllokon reformën është propagandë.

REAGIMI I MANJANIT:

Sqarim:
________
Disa miq e gazetarë pyesin se si e bllokon mungesa e opozitës krijimin e SPAK?

Përgjigja është fare e thjeshtë: Fare! nuk e bllokon dot asnjë parti, deputet apo grup deputetësh (një apo disa përdorimësh).

SPAK e zgjedh KLP e cila është krijuar dhe funksionon. Parlamenti nuk ka më asnjë rol për të luajtur.

Edhe për Insitucionet e tjera që janë në pritje për t’u ngritur, Parlamenti (ehe ky që është) nuk e bllokon dot. Ndryshimet Kushtetuese që u miratuan me konsensus, përcaktojnë mekanzimin zhbllokues kur Parlamenti nuk merr dot vendime.

Pra debati që ikja e Opozitës bllokon reformën është propagandë e pa bazuar në asnjë fakt.

Pyetja shtrohet përse vonohet krijimi i SPAK dhe i Institucioneve të tjera? Kujtojmë se vendi është jo vetëm oa SPAK e Byro Hetimi, por edhe pa Gjykatë Kushtetuese, pa gjykatë të Lartë funksionale, pa Inspektorin e Përgjithshëm madje edhe pa Kontrollin e Lartë të Shtetit.

Kujt i interesojnë këto vakume të tmerrshme ne funksionin e shtetit?! Opozitës apo Qeverisë?!

Qartësisht “Hallatet” i mungojnë qeverisë. Asaj nuk i interesojnë fare as SPAK, as BKH, as gjykata e as prokuroria e pavarur. Ndaj dhe i shtyjnë e i shtyjnë e i shtyjnëëëë….
Ndërkohë shtohet paranoja, pasiguria e ankthi…..

Por ama fajin e ka …… Opozitaaaaa, e cila veçse pa imunitet është edhe pa “Hallate”! Këto të fundit janë më interesante për lajme…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY