DETAJE/Sherri për një grua, biznesmeni shqiptar plagoset me kaçavidë

DETAJE/Sherri për një grua, biznesmeni shqiptar plagoset me kaçavidë

138
0
Shares

Një konflikt për një femër ka sjellë plagosjen e një shqiptari në Itali.

Sipas mediave italiane, ngjarja  ka ndodhur në komunën  Pratola Peligna. Raportohet se një 48 – vjeçar goditi me kaçavidë biznesmenin 50-vjeçar. Pas ngjarjes, autori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa i plagosuri u dërgua në spital në Sulmona.

Mediat italiane shkruajnë se shkak i konfliktit mes dy burrave ka qenë një grua.

Emrat e dy personave nuk bëhen publik, por mësohet se 48-vjeçari fillimisht debatoi me fjalë me biznesmenin dhe më pas e qëlloi atë me kaçavidë, duke e plagosur në kokë.

50-vjeçari i plagosur ka mbërritur në banesën e tij  i plagosur, duke lënë gjurmë gjaku. Kjo i ka dhënë mundësi grupit hetimor të rindërtojë skenën e krimit.

Pas rindërtimit të dinamikës së ngjarjes, u identifikua sulmuesi, ndërsa materialet iu referuan Prokurorit Publik.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY