Nuk e dimë nëse është një shaka apo e vërtetë, por këngëtarja Mel B e ka vënë në rrezik të ardhmen e grupit “Spice Girls”.
Mel B në një intervistë për Piers Morgan tregoi sipas saj një sekret që u përket vetëm vajzave të grupit, ku tha se me njërën prej tyre ka kaluar natën duke bërë dhe seks.
Mel B zbuloi se ka shijuar një natë ‘të nxehtë’ me shoqen e grupit “Spice Girl”, Geri Halliëell. Por zbulimi i ‘bombës’ së Mel mund të inatosë bashkëshortin milioner të shoqes së saj dhe ‘të tronditë’ ribashkimin veror të Spice Girls.
Kujtojmë këtu se turneu i Spice Girls është ende i vendosur për të shkuar përpara, pavarësisht se Geri Horner thuhet se ishte e zemëruar me Mel B pas këtyre deklaratave.
Deri tani fantazia e tyre kishte qenë kaq ‘e heshtur’, sa që Mel e kishte lënë atë jashtë nga autobiografia me titull ‘Brutally Honest’. Por, e nxitur nga mikpritësi Piers, ajo pranoi: “Ajo (Geri) do të më urrejë për këtë, sepse ajo është e vyer në shtëpinë e saj, me burrin e saj, por ky është një fakt.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/