“Pesë vrasje në 10 ditë/ Pasiguria po lulëzon, duhen ‘prangosur’ fajtorët moralë”

“Pesë vrasje në 10 ditë/ Pasiguria po lulëzon, duhen ‘prangosur’ fajtorët moralë”

141
0
Shares

Nga MARIO KOXHA:

Të tronditur, të trembur dhe të pasigurtë në vendin ku jetojmë. Këto janë tre ndjenjat që tashmë po “lëshojnë gjethe” tek shqiptarët, pasi kanë kohë që janë mbjellë. Hodhën rrënjën në vitet e komunizmit, filluan të shkuleshin me ardhjen e demokracisë, iu lëshua uji në vitet ’97 dhe po lulëzojnë tani. Për të ardhur keq por ia që po ndodh.

Pesë vrasje në vetëm 10 ditë, pesë jetë të larguar nga familjet dhe pesë duar të arratisur nga drejtësia!
Fajtor nuk ka, ndoshta edhe ka, fajtor fizik, kujt I intereson, do dënohet, do dalë një ditë, do kemi vrasje përsëri.
Ky është cikli I cili përsëritet pas cdo plumbi të dalë nga “vdekja e hekurt”. Atentatet do të shtohen, vrasjet do të bëhen lajme të zakonshme ndërsa pasiguria do të vazhdojë të lulëzojë.

Duke u nisur nga kjo, përvec fajtorit fizik duhet të “zbulojmë” dhe “dënojmë” fajtorin moral!
Në Shqipëri ndodh shumë herë që viktimat e vrasjeve, përvecse të njohur janë persona që lakohen lart e poshtë si objekt atentatesh!

Policia e di më mirë se ne, por problemi është se ajo vepron si ne, pra thjesht ‘lakon’ nuk vepron! Nuk dua të them se është inekzistente por ka shfaqje njënashmërie.
Eshtë fajtor moral kryesor, sigurisht elita që e drejton. Veprojnë si luan të uritur kur bën parakalim të gabuar dhe duken si mace te frikësuara në vrasjet gjysëm të paralajmëruara.

Drejtësia, mbyll sytë kur kalon nëpër duar si ekzekutorët ashtu edhe të ekzekutuarit. Hap xhepat dhe shtyn seancat si agjenci udhëtimesh.
Habitet dhe bën sikur vepron kur I sheh mbi mburojë. Por është e kotë, pasiguria hodhi shtat.

Eshtë fajtor moral mëse kryesor, sigurisht, pasi vettingu është vetëm në letër.

Fajtorët moral nuk dënohen njëlloj si fajtorët fizikë. Ato duan kohë dhe reagim të vazhdueshëm. Duke “prangosur” këta ‘atentatorë të padukshëm’ pasiguria fillon të thahet nga rrënja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY