Vrasja e avokatit në Elbasan/ Zbardhen detaje të reja, ekzekutimi u krye...

Vrasja e avokatit në Elbasan/ Zbardhen detaje të reja, ekzekutimi u krye nga…

1124
0
Shares

Vrasja mafioze që tronditi qytetin e Elbasanit mbrëmjen e së premtes është ende pa autor. Policia dhe prokuroria nuk kanë mundur të identifikojnë ekzekutorët të cilët nga këqyrja e kamerave rezultojnë se kanë qenë të maskuar.

Ndërkohë pistat e ngritura për vrasjen janë për shkak të detyrës dhe hakmarrja e grupeve rivale ne Elbasan. Në sitën e hetuesve po kalojnë edhe çështjet me të cilat Gurra ishte marrë së fundi si avokat.

Këqyrja e kamerave të sigurisë duket se nuk ka sjellë asnjë të re për hetimin. Kjo pasi atentatorët kanë qenë të maskuar gjë që i bën të paidentifikueshëm, ndërsa në vendin e ngjarjes nuk është gjendur asnjë provë e dyshimtë.

Hetuesit janë përqëndruar në dy pista hetimore, atë të vrasjes për shkak të detyrës si avokat si dhe pistën e hakmarrjes të grupeve rivale në Elbasan ku avokati ishte përfaqësuesi ligjor i njërit prej tyre.

Burime nga hetimi bëjnë me dije për Ora News se, dyshimet e para janë se ekzekutimi i 50-vjeçarit mund të jetë realizuar nga vrasës me pagesë.

Policia ka kontrolluar disa banesa në Elbasan ndërkohë që janë marrë në pyetje miq të afërm të avokatit, për të dhënë sqarime rreth konflikteve apo kërcënimeve të mundshme që mund te këtë patur kohët e fundit. Mes të shoqëruarve ka patur edhe anëtarë të fisit Çapja e Çelaj të cilët pas verifikimeve dhe deklarimeve janë lënë të lirë.

Gjithashtu policia ka identifikuar edhe automjetin e përdorur nga atentatorët dhe që u gjet i djegur ne periferi të Elbasanit, i cili rezulton të jete i denoncuar i vjedhur në zonën e Fushë-Krujës.

Në sitën e hetuesve po kalojnë edhe çështjet me të cilat ishte angazhuar avokati gjatë muajve të fundit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY