EMRAT/ Gjykata mban në burg protestuesit e opozitës

EMRAT/ Gjykata mban në burg protestuesit e opozitës

131
0
Shares

Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masën e sigurisë për 6 protestues të arrestuar fill pas protestës së opozitës të enjten e kaluar. Tre prej gjashtë të arrestuarve do të qëndrojnë në burg pa afat ndërsa tre të tjerët në arrest shtëpie.

Pas hekurave do të qëndrojnë Emiljan Mustafa, Mariglen Doçi dhe Dorian Protoduari, ndërsa Jurgen Gjikola, Arbër Kola dhe Bledar Dollia janë lënë në arrest shtëpie.

Të ndaluarit akuzohen se hodhën kapsolla dhe sende të tjera në drejtim të policisë, çka bëri që protesta e opozitës të spostohej nga selia e Kuvendit para drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Mes të proceduarve është edhe sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, në cilësinë e organizatorit të protestës si dhe rreth 30 persona të tjerë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY