Traineri i ri i Kombëtares, në transaksione edhe Kryeministri Rama

Traineri i ri i Kombëtares, në transaksione edhe Kryeministri Rama

273
0
Shares

Eduardo Reja

Mediat italiane kanë folur sot për emrin e mundshëm për drejtimin e  konmbëtares shqiptare. Bëhet fjalë për një tjetër italian, Eduardo Reja, i katërti në rradhë në drejtimin e kuqezinjve vitet e fundit.

“Corriere dello Sport” zbulon se FSHF-ja ka zgjedhur Edoardo Reja si trajnerin e ardhshme për të drejtuar Shqipërinë. “Corriere dello Sport” shprehet se edhe kryeministri i Shqipërisë ka biseduar më trainerin italian për ta ftuar atë të marrë drejtimin e Kombëtares. Ndërkohë edhe Igli Tare që ka një raport të mirë me ish-trajnerin e Napolit i ka kërkuar këtij të fundit të vendoset në drejtimin e kombëtares shqiptare.

FSHF është një institucion i pavarur nga qeveria por Kryeministri Rama është i interesuar për një reëzultat të mirë të skuadrës pak muja para se të vijnë zgjedhjet parlamentare të vitit 2021

Panucci-Duka

Reja do të jetë trajneri i 4-të që drejton Kombëtaren shqiptare pas Beppe Dossena, De Biasi, dhe Panuçi. Mungon vetëm zyrtarimi thuhet në përfundim të artikullit të gazetës italiane.

Edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, në një intervistë për “Top Channel”, është shprehur se trajneri i njohur italian që ka një përvojë të madhe, është një kandidat i mundshëm. “Nuk është faji vetëm i Panuçit, këta ia shpjegova edhe lojtarëve. Nuk do të nxitohemi për trajnerin e ri. Edhe Eduardo Reja mbetet një alternativë”, ka thënë Armand Duka.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY