Gazeta më e madhe greke/ “E kemi nga burime qeveritare, Rama i...

Gazeta më e madhe greke/ “E kemi nga burime qeveritare, Rama i sëmurë”

186
0
Shares

Në situatë kritike është shtruar në një spital në Berlin Kryeministri shqiptar Edi Rama, pas një sulmi në zemër.

Kështu shkruan gazeta e njohur greke ‘Ta Nea’.

Duke iu referuar njoftimeve nga mediat në vendin tonë, por edhe burimeve qeveritare, gazeta greke thotë se ‘Edi Rama pësoi një atak në zemër dhe u dërgua me urgjencë në një klinikë private në Tiranë’.

Për shkak të gjendjes së tij, vijon artikullin ‘Ta Nea’, Kryeministri Rama u transferua në një spital në Berlin përmes një fluturimi direkt me çarter.

‘Sipas të njëjtave raportime për shtyp, theksohet se gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua’, shkruan gazeta greke.

Të premten, Kryeministri Edi Rama foli për publikun pas 4 ditësh në heshtje.

Përmes një videoje në Facebook, kreu i qeverisë shqiptare tha se nuk ka pasur asnjë problem shëndetësor, por pranoi se ka qenë në Berlin për një vizitë informale takimesh.

Sipas tij, informacionet rreth shëndetit kanë qenë lajme të rreme, mirëpo nuk paraqiti asnjë dokument shëndetësor që të hidhte poshtë këto raportime të shtypit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY