“Java me 5 të vrarë u mbyll me Kongresin e suksesit të...

“Java me 5 të vrarë u mbyll me Kongresin e suksesit të partisë së pushtetit të krimit”

97
0
Shares

Teksa PS mban e qetë dhe krenare një Kongres Partie në shesh me njerëz që nuk e dine pse janë aty, në Shqipëri po vriten njerëz çdo ditë dhe ende nuk ka autorë për vrasjet.

Lidhur me këtë, ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot fotografitë dhe emrat e 7 personave që janë vrarë këtë javë në vendin tonë. Për ish-kreun e PD ky bilanc krahasohet vetëm me vende si Afganistani apo Libia.

Për Berishën, në të gjithë Europën janë vrarë në një javë tre veta, ndërsa vetëm në Shqipëri janë 5 vrasje në shtatë ditë.

Ja çfarë shkruan Berisha:

5 të vrarë në 7 ditë në Shqipëri! 3 në gjithë Europen pa Shqiperine!

Ngushellime te ndjera per familjet e tyre. Miq, Shqiperia sot mund te krahasohet vetem me Afganistanin ose Libine. Ajo mbylli javen me pothuaj dyfishin e te vrareve te te gjithe Europes.

Në dy raste vrasesit u dorezuan vet, ndersa ne tre rastet e tjera ata u larguan ne drejtim te paditur se kishin pune, ishin delegate ne kongresin e suksesit te partise te sojit te tyre.

Kurse narkopolicia mori nga reanimacioni madje me serum per ne komisariat protestuesin armik.

Java me 5 të vrarë u mbyll me Kongresin e suksesit te partisë se pushtetit te krimit. Suksese! SB.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY