“Ia nxiu faqen Shqipërisë”, Ish-deputetja: Korrupsioni falimenton 50 biznese në ditë

“Ia nxiu faqen Shqipërisë”, Ish-deputetja: Korrupsioni falimenton 50 biznese në ditë

95
0
Shares

Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku shkruan se ajo që i bën dëm qeverisë është raporti i radhës i OKB-së.

Ish-deputetja i referohet këtij raporti , ku Shqipëria renditet në 15 vendet më të korruptuara të botës.

Më tej, Tabaku thotë se korrupsioni, i cili është në nivele të larta, po falimenton dhe bizneset duke përqëndruar pasurinë në një grusht njerëzish.

REAGIMI

Në lëmin e armiqve të jashtëm që i bëjnë dëm qeverisë, raporti i OKB është i radhës.

Sipas këtij raporti, Shqipëria renditet në 15 vendet më të korruptuara të botës, duke konfirmuar kësisoj se çdo qelizë e shtetit shqiptar është e mbërthyer nga ethet e korrupsionit. Ndërkohë që raporte të tilla, vazhdojnë të konfirmojnë pohimet e DASH apo Transparency International, qeveria harxhon paratë publike për spektaklin e radhës në shesh.

Për t’i hedhur hi, syve të shqiptarëve mbi korrupsionin me ligje speciale, me tendera dhe koncesione, me lejet e ndërtimit, hartimin e VKM-ve. Për të manipuluar të vërtetën mbi korrupsionin në policinë e shtetit, arsimin publik, shëndetësinë, financat dhe kështu me radhë. Korrupsion që sot po pengon të rinjtë të punësohen duke i detyruar të largohen. Korrupsion që sot falimenton 50 biznese në ditë, po përqendron pasurinë në një grusht njerëzish.

Sot 7 nga 7 projektet e programit 1 mld euro jepen me ofertë të pa kërkuar, pra pa garë!

Sot 41% e tenderave i jepen fituesve pa asnjë garë!

Sot 11 oligarkët e denoncuar nga PD, nëpërmjet 19 shoqërive, kanë përfituar në 2018, 242 tendera.

Sot, nga buxheti i shtetit në xhepin e të paktën 4 deputetëve të PS kanë shkuar 48 tendera vetëm për vitin 2018.

Kryefjala e çdo raporti apo pyetësori është korrupsioni.

Ai po pengon procesin e integrimit, po pengon investitorët e huaj, po pengon biznesin vendas të zhvillohet, po pengon Shqipërinë të ecë përpara! Ky sistem i ideuar nga arkitekti Rama, ia ka nxirë faqen Shqipërisë dhe po ua merr shpirtin shqiptarëve. Prandaj meriton të rrëzohet një herë e më parë!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY