Humbja me Turqinë penalizon Panuccin, FSHF ndërpret bashkëpunimin

Humbja me Turqinë penalizon Panuccin, FSHF ndërpret bashkëpunimin

129
0
Shares

Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur ditën e sotme të ndërpresë zyrtarisht bashkëpunimin me trajnerin Christian Panucci.

FSHF shprehet falenderuese ndaj trajnerit Panucci për punën e zhvilluar deri më tani dhe i uron suksese në vazhdimin e karrierës.

Ekipi kombëtar në ndeshjen e dytë zyrtare eliminatore kundër Andorrës në transfertë do të drejtohet nga Ervin Bulku dhe Sulejman Mema, si edhe pjesa tjetër e stafit aktual.

Që pas përfundimit të ndeshjes, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, u ul në tavolinë me Edi Rejan, ish-trajnerin e Napolit dhe Atalantës. Italiani nuk drejton një skuadër futbolli që prej vitit 2016, ndërsa mund të jetë zëvendësuesi më i mundshëm i bashkëkombasit të tij, Panuçit, që duket se i ka orët e numëruara.

Skuadra kuqezi u mund dje 2-0 nga ekipi i Senol Gunesh, që triumfoi në “Loro Boriçi” në ndeshjen e tij të parë si trajner i përfaqësueses turke.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY