Fuga: Me një fjalë a jemi përpara apo pas Rilindjes?

Fuga: Me një fjalë a jemi përpara apo pas Rilindjes?

109
0
Shares

Akademiku dhe profesori Artan Fuga ka ngritur një sër dilemash nisur nga situata e sotme që klasa politike sunduese ofron.

Profesori nuk është shumë i qartë nëse kemi ecur përpara apo prapa në kohë.

Ja çfarë shkruan ai:

Ka vend të pyetet nëse i kemi tejkaluar apo vazhdojmë t’i ruajmë vijat ndarëse me impakt të fortë në politikën e sotme midis myslimanëve, bektashinjëve,ortodoksëve apo katolikëve,

i kemi tejkaluar në planin politik vijat ndarëse mes korçarëve, shkodranëve, skraparlinjve, lebërve, bregdetasve etj., apo vazhdojmë t’i ruajmë nën dhé?

I kemi tejkaluar vijat ndarëse politike midis klaneve komuniste të viteve 80 apo vazhdojmë që të pësojmë goditjen shkatërruese të influencave të aleancave dhe konflikteve të tyre të atëhereshme?

Me një fjalë a e ka kryer Rilindja e shekullit të 19-të unitetin kombëtar në planin politik apo sado që ajo arriti rezultate të mëdha dhe të pashoqe tani provohet se përtej një uniciteti totalitar, në liri, ne vazhdojmë të kemi probleme substrukturore identitare në linjat e përmendura?

Me një fjalë a jemi përpara apo pas Rilindjes?

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY