PS mbledh Kongresin, zbulohet programi i ndarë në 3 seanca

PS mbledh Kongresin, zbulohet programi i ndarë në 3 seanca

94
0
Shares

Ashtu si është diskutuar për disa ditë me radhë, Partia Socialiste sot mbledh Kongresin në Pallatin e Kongreseve  në orën 10, ku pritet të ketë rreth 8 orë punime.

PS ka publikuar të gjithë planin, ku është e ndarë në tre seksione të ndryshme.

Seanca hapet në orën 10:00 me fjalën e Sekretarit të Përgjithshëm të PS, Taulant Ballës. Më tej, për bashkëqeverisjen me njerëzit do të flasin Zv.kryeministri Erion Braçe dhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj të pasuar nga fjalimet e shumë socialistëve, që do të dëshmojnë se bashkëqeverisja ka pasur sukses.

Kryeministri Edi Rama pritet të flasë në seancën e dytë të Kongresit, pas kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili do të prezantojë edhe kandidatët e PS për anëtarë të Këshillit Bashkiak Tiranë.

Seanca e tretë do të zhvillohet në tre vende të ndryshme, ndërsa Kongresi do të mbyllë punimet në orën 17:00.

Një nga të ftuarit në Kongres është edhe ish kryeministri Fatos Nano, i cili pritet të marrë pjesë, por nuk do mbajë fjalim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY