Krim horror në Zvicër, e moshuara ther me thikë 7-vjeçarin kosovar

Krim horror në Zvicër, e moshuara ther me thikë 7-vjeçarin kosovar

235
0
Shares

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Baselin e Zvicrës, ku një grua e moshës 75 vrau një fëmije kosovar, 7 vjeç.

Motivet e kësaj ngjarje makabre deri më tani janë të paqarta.

Sipas asaj që shkruan Blick.ch, djali ishte rrugës duke shkuar për në shtëpi kur ndodhi ngjarja makabre. Fakti që ende nuk dihen motivet e vrasjes e bën jashtëzakonisht të vështirë për familjen.

Fatma, na e djalit, ka thënë : “Ne jemi shumë keq. Nuk mund të besojmë se çfarë ka ndodhur. Djali ynë nuk është më. Ajo mori lulen më të bukur nga unë”, është shprehur ajo duke mos i ndalur lotët.

“Nuk e njoh fajtorin. Unë kurrë nuk e kam parë dhe nuk e di pse e vrau djalin tim. Ajo shkatërroi jetën tonë”, ka thënë nëna e djalit.

Ajo ka marrë vesh shumë vonë që fëmija i është therur në fyt sepse fillimisht autoritetet i kanë thënë që ka pësuar një aksident. Familja e vogëlushit  është në gjëndje shumë të rëndë psikologjike. E ëma e djalit kishte 7 vite që jetonte në Zvicër ndërsa babai i tij ishte rritur në Basel.

Fatma po trajtohej në spital ditët e fundit. E pa Mërgimin për herë të fundit dy ditë më parë. 7 vjeçari do të varroset në Kosovë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY