22 Mars 1992, Basha kujton zgjedhjet e para: Sot Shqipëria po na...

22 Mars 1992, Basha kujton zgjedhjet e para: Sot Shqipëria po na thërret përsëri

89
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha përmes një postimi në rrjetet sociale ka sjellë në vemendje  22 marsin 1992, dita kur u zhvilluan zgjedhjet e para parlamentare dhe PD që atë kohë ishte një parti opozitare fitoi zgjedhjet.

Basha shkruan se përpara 27 vitesh shqiptarët u bashkuan për liri dhe demokraci,dhe se këto 27 vite për Shqipërinë kanë qenë të dhimbshme dhe plot sakrifica.

Reagimi i Bashës:

Me 22 mars 1992 shqiptarët fituan lirinë. Si sot 27 vjet më parë njerëzit u bashkuan me të vetmen dëshirë dhe ëndërr: lirinë për të ndërtuar një jetë më të mirë, lirinë për të lëvizur, lirinë për arsim, lirinë për biznes, lirinë per tu shprehur, lirinë për të zgjedhur e për tu zgjedhur. Ky udhëtim 27 vjecar drejt lirisë dhe Europës demokratike me arritjet dhe dështimet e tij, ka qenë i dhimbshëm dhe plot sakrifica. Sot Shqipëria po na thërret përsëri sepse rruga jonë drejt lirisë dhe Europës është në udhëkryq! Është në dorën tonë ta përmbyllim atë duke ndërtuar edhe në Shqipëri sistemin e vlerave të vërteta europiane! #ShqipëriaSiEuropa

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY