EMRI/I zënë pritë dhe i grabisin makinën, pronari nga Lezha e gjen...

EMRI/I zënë pritë dhe i grabisin makinën, pronari nga Lezha e gjen të shkrumbuar më vonë

113
0
Shares

Një automjet tip “Benz” është grabitur dhe i është vënë flaka nga persona ende të paidentifikuar.

Ngjarja ka ndodhur mbremjen e së enjtes, 21 mars 2019, në Balldre të Lezhës.

Burime zyrtare nga policia, bëjnë me dije se pronari i makinës dhe shtetasi të cilët i bën pritë është shtetasi Nikolin Kola, punonjës i bordit të Kullimit.

Vetë Kola gjatë marrjes në pyetje ka deklaruar se nuk i ka njohur autorët, aq më tepër të dijë motivet e djegies së makinës.

Ai ka qenë duke lëvizuar me automjetin me targa AA 377KH në superstraden Lezhë-Ballre, kur dy persona i kanë dalë para dhe e kanë zbritur nga makina.

Më pas janë larguar me shpejtësi dhe i kanë vënë flaken në afërsi të fshatit Kakarriq dhe autoret janë larguar pa lënë gjurmë.

Kanë qenë kalimtarë të rastësishem të cilët kanë konstatuar automjetin në flakë dhe kanë njoftuar zjarrfikësit.

Ndërhyrja e këtyre të fundit ishte e kotë, pasi makina ishte shkrumbuar plotësisht. Policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen, ndërsa pronari i nuk ka arritur ti idetifikoje autoret të cilët kanë qenë të maskuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY