VIDEO/Euronews shkruan për kryeminisrin Rama: Pati raportime se ka probleme me zemrën

VIDEO/Euronews shkruan për kryeminisrin Rama: Pati raportime se ka probleme me zemrën

115
0
Shares

Nuk janë të pakta rastet kur mediat ndërkombëtare dhe me zë kanë raportuar dhe për situatën politike në vendin tonë.

Më herët ato raportuan për protestën e studentëve, ndërsa tashmë vëmendjen e ka marrë protesta e opozitës.

Në një kronikë të EuroNews, vëme re të raportohet dhe për gjendjen shëndetësore të kryeministrit Rama, për të cilën po spekulohet shumë ditëve të fundit, ku thuhet se Rama është shtruar në një spital jashtë shtetit.

Konkretisht, Euro News teksa ka raportuar në versionin gjermanisht për zhvillimet e djeshme në Tiranë dhe protestën, shkruan se ka pasur raportime se Rama ka probleme me zemrën.

Ja çfarë thuhet në kronikë:

Në kryeqytetin shqiptar pati sërish protesta dhe përplasje kundër qeverisë përpara selisë së parlamentit. Protestuesit u përpoqën që të thyejnë kordonin policor përpara hyrjes në ndërtesë. Ata hodhën kapsolla dhe shashka.

Protestuesit e akuzojnë qeverinë socialiste të kryeministrit Edi Rama për korrupsion. “Kam shumë arsye për të protestuar,” tha demonstruesi Ruzhdi Gusi. “Kreu i qeverisë ka bërë kaq shumë gjëra të këqija në vend, ai duhet të ikë”.

“Ne duam mbi të gjitha lirinë e shprehjes,” thotë protestuesi Selman Isufi. “Përveç kësaj, ne duam që Rama të ikë, ai duhet të ikë. Ne jemi shumë të zhgënjyer prej tij”.

Ndërkohë, pati raportime se Rama ka probleme me zemrën, prandaj u detyrua që të shkonte për trajtim në Berlin. Qeveria e mohoi këtë.

Protestat shpërthyen në mes të shkurtit, kur më shumë se 60 deputetë të opozitës dhanë dorëheqjen nga mandatet parlamentare në shenjë proteste.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY