DETAJE/Zbulohet e shkuara e Nardit të Bujtinave, vrasja mund të jetë bërë...

DETAJE/Zbulohet e shkuara e Nardit të Bujtinave, vrasja mund të jetë bërë nga vrasës me pagesë

328
0
Shares

Vrasja e Nardit të Bujtinave në Shkodër mund të jetë bërë nga vrasës me pagesë. Ngjarja ndodhi në 20 Mars, ndersa ende nuk ka asnjë të dyshuar.

Nard Polia la pas vajzën 3 vjeçare dhe gruan shtatzënë, sikurse edhe misterin e një ekzekutimi.

Së fundmi, mësohet se policia po verifikon të kaluarën e viktimës në Itali.Nga informacionet bëhet me dije se 32 vjeçari i njohur edhe si Nard Polia, në vitin 2011 bashkë me 8 anëtarë të një grupi kriminal u arrestuan për trafik kokaine dhe shfrytëzim prostitucioni në një lokal nate në Treviso të Italisë.  

Gjatë hetimit të autoriteteve italiane policia zbuloi edhe dy vjedhje të kryera dhunë nga Polia, ku në njerën prej tyre i riu nga Shkodra ka mbetur i plagosur nga pronari i shtëpisë.

Ora news shkruan se pas qëndrimit në Itali, Polia është kthyer në Shkodër duke u vendosur në Theth ku njihej për aktivitetin në fushën e turizmit.

Ai ishte aktiv në trajtimin e problematikave që ka zona ndërsa kolegët e 32-vjecarit në Adminsitratës së Zonave të Mbrojtura nuk kanë dijeni që Ai të kishte konflikte.

Ata thonë se ishin takuar me Nard Polinë vetëm dy orë para se ai të ekzekutohej në pritën me armë.  Pas mesditës së enjte, (21 mars) policia sekuestroi kamerat e sigurisë tek ura e mesit pas dyshimeve se ekzekutori ka lëvizur në këtë itinerar pasi ka kryer vrasjen.

Hetuesit shpresojnë që nga kamerat të gjejnë edhe momentin kur autori ka djegur motorin në krahun tjetër të urës megjithëse vrasësi është kujdesur të veprojë në një zonë ku kamerat nuk kanë fushëpamje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY