Bektashinjtë festojnë Sulltan Nevruzin, çfarë duhet të dini për këtë festë

Bektashinjtë festojnë Sulltan Nevruzin, çfarë duhet të dini për këtë festë

449
0
Shares

Sulltan Novruzi festohet sot dhe është një festë e veçantë për besimtarët bektashinj, që simbolizon ardhjen e pranverës dhe rigjallërimin e natyrës dhe shpirtit.

Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve, për çdo vit hap dyert për të pritur në një aktivitet të madh festiv qindra besimtarë.

Që në orët e para të mëngjesit, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Edmond Brahimaj, del para hyrjes së Selisë së Shenjtë për të pritur e bekuar çdo besimtar, një ritual ky tepër i rëndësishëm për ta.

Po çfarë është Sulltan Nevruzi?

Novruz në gjuhën persiane do të thotë ‘ditë e re’ dhe është festuar për më shumë se 3000 vite. Tradicionalisht ajo nis sapo ndodh ekuinoksi pranveror. Kjo festë shënon gjithashtu ditën e parë në kalendarin Iranian.

Novruzi festohet në Lindjen e Mesme, Azinë Qëndrore, Indi, Gjeorgji dhe Shqipëri.

Zakonisht, kjo festë zgjat tre ditë. Besimtarët bektashinj shkëmbejnë vizita tek njëri-tjetri dhe më pas kryejnë ritet fetare. Ndihmojnë njerëzit në nevojë dhe sipas traditës besimtarët shpërndajnë qumësht dhe sherbet, që simbolizojnë pastrimin e trupit dhe shpirtit.

Në ditët e festës bektashinjtë mbjellin lule në shtëpitë e tyre ose vendosin në hyrje të portave degë ulliri.

Ushqimet tradicionale të Nevruzit janë byreku me monedhën brenda, që sipas traditës kush e gjen nga pjestarët e familjes e pret një vit i mbarë. Në tryezë nuk duhet të mungojë mishi i pjekur dhe sigurisht ëmbëlsira tradicionale që është hashurja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY