LAJM I FUNDIT/Aksidenti me 9 të plagosur, ndërron jetë 18-vjeçarja që u...

LAJM I FUNDIT/Aksidenti me 9 të plagosur, ndërron jetë 18-vjeçarja që u dërgua në Tiranë

677
0
Shares

Ka ndërruar jetë 18 vjeçarja, Shqiponja Xhafa, e cila u aksidentua në përplasjen mes një autobusi dhe një makinë, në të cilën ajo ishte pasagjere..

Vajza u transportua me urgjencë me helikopter drejt Tiranës pasi ndodhej në gjendje të rendë, por për fat të keq nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve.

Kujojmë që një minibus u përplas mëngjesin e së enjtes (21 mars) me një mjet tip Volkswagen, ku po udhëtonin një çift të rinjsh, në aksin rrugor Memaliaj -Krahës.

Si pasojë e aksidentit mbeti e plagosur rëndë Shqiponja Xhaferri 18 vjeçe, pasagjere në Volksëagen dhe Syrja Brahimi, 54 vjeç, pasagjer në minibus. Ata u transportuan drejt Tiranës me helikopter.

Nga aksidenti kanë mbetur, të plagosur lehtë i fejuari i 18-vjeçares, Sokol Brahimi 26-vjeç dhe gjashtë pasagjerë të minibusit:

Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Memaliaj -Krahës, në afërsi të fshatit Toç, Memaliaj janë përplasur automjeti “volksëagen” me autobuzin e linjës Sarandë–Elbasan.

Emrat e të plagosurve:

Endrikejd Kapa 17 vjec
Sokol Brahimi 26 vjec
Syrja Brahimi 54 vjec
Petrit Rapaj 56 vjec
Hanko Mara 52 vjec
Zergjin Sina 62 vjec
Fatmir Selfaj 60 vjec
Rober Aliko 54 vjec

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY