Qytetarët dhe protestuesit janë mbledhur para Parlamentit, ndërsa nga çasti në çast pritet të fillojë protesta e opozitës.
Por ajo që ka ndodhur, është sërish një përplasje me banorët e Astirit.
Mësohet se banorët e zonës së Astirit janë përplasur me policinë, teksa kanë qenë duke iu bashkuar protestës së opozitës.
Situata po tensionohet pasi banorët po kërkojnë të marshojnë dhe përpiqen të përcajnë kordonin e policisë per tu bashkuar të tjerëve.
“Mos na provokoni nuk po ju bëjmë gjë. Nuk kemi punë me ju me Policinë e shtetit. Hapni rrugën, na lini të protestojmë”, shprehen banorët.
Në krye të protestës qëndron dhe Dorian Protoduari, i mbështetur dhe nga ish-deputeti Klevis Balliu.
“Kush ju ka urdhëruar, flisni, tregoni ku është ai? Hiqini këto kapelet dhe bashkohuni se po na vjedhin hajdutët”,-është shprehur Balliu.
LIVE – Ne luftojmë për një kauzë të drejtë, për një qeveri të çliruar nga krimi dhe zgjedhje të lira.
Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Jeudi 21 mars 2019
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/