Do betohet sot në Kuvend, deputeti i ri i LSI sulmohet me...

Do betohet sot në Kuvend, deputeti i ri i LSI sulmohet me bojë

89
0
Shares

Teksa sot pritej të betohet në Kuvend, kandidati i LSI, Ralf Gjoni është sulmuar me bojë.

Sipas të dhënave të para, Gjoni, sapo kishte dalë nga banesa për të shkuar në Kuvendin e Shqipërisë, në seancën në të cilën ai bashkë me dy deputetët e tjerë të LSI që dje morën mandatin në KQZ do të bëjnë betimin.

Një djalë i ri i ka hedhur në fytyrë bojë të kuqe që e kishte në shiringë. Sipas Gjonit, duket që gjithçka ishte e planifikuar, pasi ai ishte duke e pritur sa të dilte.

Gjoni konfirmon se një pjesë e mirë e bojës nuk hiqet nga lëkura dhe ka djegie brenda syve.

Sot pritet të betohen dhe tre deputetet që pranuan mandatin e deputetit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY