DETAJE/’Nardi i Bujtinave’ u qëllua me 20 plumba, viktima shoqërohej nga dikush...

DETAJE/’Nardi i Bujtinave’ u qëllua me 20 plumba, viktima shoqërohej nga dikush tjetër

338
0
Shares

Detaje të reja mësohen nga krimi i rëndë që tronditi qytetin verior pasditen e sotme. Pronari i një bujtine në Theth, u ezkekutua teksa lëvizte me makinën e tij nga një person ende i paidentifikuar.

Mësohet se ndaj biznesemit të njohur si ‘Nardi i Bujtinave’ u qëllua me breshëri automatiku. Ndaj tij u zbrazën rreth 20 plumba. Autori i ka vendosur silensiator armës që qitja të mos dëgjohet në zonën aty pranë.

Viktima ndodhej në fouristradën e tij kur është qëlluar. Fouristradën, Ferdinand Polia, sapo e kishte marrë nga servisi dhe pak pasi ka dalë prej tij, është qëlluar për vdekje.

Në makinë ai ka qenë bashkë me një person tjetër, punonjësi servisit, ndërsa në drejtim të tij është qëlluar me automatik.

Autori dyshohet se për largimin nga vendi i krimit ka përdorur një motorçikletë e cila është gjetur e djegur në jo shumë larg vendngjarjes.

Raportohet se ai ka patur të vendosur në kokë  një skafandë  dhe identifikimi i tij është i vështirë pasi në zonën ku ka ndodhur ngjarja nuk ka kamera sigurie.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY