FOTO/Ish-deputeti nxjerr bisedat: Pasi e helmuan, policia dhunon familjen e protestuesit

FOTO/Ish-deputeti nxjerr bisedat: Pasi e helmuan, policia dhunon familjen e protestuesit

83
0
Shares

Ish deputeti i PD, Luçiano Boçi ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook bisedën me një nga protestuesit e 16 marsit, aty ku mori dëmtime serioze si pasojë e gazit lotsjellës.

Boçi ndalet tek policia teksa thekson se  ka ushtruar kontroll në 6 të mëngjesit në shtëpinë e Ago Nuhajt dje, pa asnjë shkak, duke terrorizuar familjen e gruan shtatzënë.

Njeriut të veshur me flamur kombëtar ditën e 16 Marsit, pasi e helmuan me LHL, i dhunojnë familjen. Jenicerët e Ramës, ushtrojnë kontroll në 6.00 të mëngjesit në shtëpinë e Ago Nuhajt dje, pa asnjë shkak dhe terrorizojnë familjen e gruan shtatzënë të tij!!!

Hienat me uniformë policie, të dhënat ia morën kur Ago ishte në spital i helmuar e shikim të humbur. Ia dha të sakta me idenë që po e ndihmonin.

(Momenti kur Ago i jep të dhënat, është në video) Dhe ja çfarë ndodhi!!!!??? Banditët e legalizuar në vend të ndihmës, ushtrojnë dhunë mbi familjen e tij. (foto mesazhet)

E tmerrshme pabesia, pafytyrësia dhe pashpirtësia e lëpirsave të pushtetit. Shembja po afron dhe matësi i saj është tërbimi që i ka kapluar! Nesër para parlamentit për t’i treguar vendin lakenjve, çakenjve e hienave”, shkruan Boçi.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY