Një reagim të fortë për ngjarjen e ndodhur në shkollën e Bulqizës (kliko) e ka dhe ish-deputetja e PD, Albana Vokshi, e cila është gjithmonë kritike ndaj cilësisë së arsimit.
Këtë herë ish-deputetja shkruan se është faji i ministrisë së Arsimit e cila nuk ka investuar për laboratorë dhe për mjete apo pajisje didaktike ku nxënësit të mos u drejtohen elementëve të dëmshëm të pakontrulluar.
Reagimi i Albana Vokshit:
Dhjetëra fëmijë rrezikuan jetën në Bulqizë, pasi dyshohen se u helmuan nga lëndër kimike, në përbërje të mjeteve mësimore.
Edhe në këtë, rast Drejtoria Arsimore në Dibër dhe Ministria e Arsimit në Tiranë nuk raportuan ngjarjen, ashtu siç ndodhi pak muaj më parë, në shkollën e Shupenzës në Bulqizë, ku u helmuan 60 nxënës.
Të dy rastet janë të dyshuara si shkak i tenderave korruptive, që jepen për infrastrukturën dhe didaktikën mësimore në shkolla.
Është papërgjehjshmëri totale e Ministres së Arsimit Besa Shahini që duhet të ishte prononcuar së pari për t’u kërkuar ndjesë prindërve të fëmijëve, të helmuar, sepse në vend të plastelinës, në shkolla përdor sapunin 15 lekësh…( edhe ky mjet mësimor i shkollave të Rilindjes, duket si një kujtesë jo e rastësishme e jetës në komunizëm).
Por ministrja private e Ramës, Besa Shahini, e “stërvitur” nga mjeshtrat e propagandës, ka vrapuar të mbyllë skandalin e radhës me kolegen e shëndetësisë Manastirlliu, si duket ka dhënë urdhër që laboratori i analizave t’i nxjerrë shëndosh e mirë nxënësit e helmuar gjatë orës së vizatimit!
Këto ngjarje të rënda, me pasoja fatale në shëndetit e fëmijëve dëshmojnë edhe një herë që Qeveria nuk e ka prioritet arsimimin, por tenderimin!
Ndaj edhe investimet në imfrastrukturën e shkollave, laboratorë dhe kabinetet IT, mjete e pajisje, dhe didaktikë janë pothuajse zero.
Kjo është arsyeja që në vetëm 3 vite kanë braktisur bankat e shkollave 133 mijë nxënës, ndër ta 26 mijë janë larguar nga vendi për një arsimim më të mirë.
#Protesto21Mars
#ProtestoPërArsimimCilësorETëBarabartëPërTëGjithe
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/