Mbajtje rroge deri në pezullim të ngritjes në detyrë, Task Forcë “shigjeton”...

Mbajtje rroge deri në pezullim të ngritjes në detyrë, Task Forcë “shigjeton” Kryetarin dhe disa doganierë

128
0
Shares

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka bërë publike masat e ndëshkimit për 13 doganierë në degën e Tiranës.

Ministrja bëri me dije se Task Forca Anitkorrupsion ka rekomanduar “mbajtje deri në 1/3 e pagës së plotë për një periudhë deri në gjashtë muaj” për kryetarin e Doganës së Tiranës si dhe disa doganierë.

Më konkretisht janë dhënë:

-Masë disiplinore “pezullim nga e drejta e ngritjes në detyrë, përfshirë rritjen në shkallën e pagës për një periudhë deri në dy vjet” për kryetarin e Degës Doganore Tiranë, i cili ka qenë në detyrë në periudhën e konstatimit të shkeljeve si dhe për përgjegjësin e zyrës së kontrollit fizik,

-Masë disiplinore “mbajtja deri në 1/3 e pagës së plotë për një periudhë deri në gjashtë muaj për; 5 doganierë të kësaj dege si dhe për 2 specialistët e zyrës së rekuperimit me forcë të borxhit doganor dhe për specialistin pranë zyrës juridike, masë disiplinore.

-Masë disiplinore “vërejtje me shkrim” për 3 doganierë pranë sektorit të operacioneve doganore.

Gjithashtu, janë rekomanduar dhe 17 masa administrative, me qëllim përmirësimin e veprimtarisë së institucionit si dhe vendosjen e kësaj veprimtarie në kushtet e ligjshmërisë së plotë. Tashmë janë të qarta mesazhet e punës së Task Forcës Antikorrupsion”, -u shpreh Gjonaj.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1642877149148765/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY