Policë përballë fermerëve në Lushnjë, Paloka: Ta ndalim të çmendurin

Policë përballë fermerëve në Lushnjë, Paloka: Ta ndalim të çmendurin

98
0
Shares

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar pas përdorimit të forcës policore ndaj fermerëve protestues në Lushnjë.

Në një postim në rrjetet sociale, Paloka shkruan se vetëm kjo i ka mbetur kryeministrit, ndërsa shton se do të rritet pakënaqësia e qytetarëve nga këto veprime.

REAGIMI I PLOTE

Forcat speciale përballë popullit; kjo i ka mbetur zombit Kryeministër, kufomës që vazhdon të zvarritet i pakallur.

Forcat speciale përballë atyre që kërkon t’ju prishë shtëpitë e ti nxjerrë në rrugë me gjithë fëmijë, vetëm për të futur disa miliona të tjerë në xhepin e tij dhe oligarkëve rreth tij.

Forcat speciale perballë fermerëve dhe prodhuesve të qumshtit, që po ju heq bukën e gojës për të ndarë paratë me oligarkët që importojnë këto prodhime.
Forcat speciale, gaz e helm, përballë qindramijë shqiptarëve që kërkojnë largimin e kesaj qeverie si e vetmja zgjidhje për rikthimin e besimit dhe normalitetit në vend.

Ndërkohë shtojnë bodyguardë, roje civile e policë për tu mbrojtur nga qytetarët e vendit të tyre. Ngjeshen me antiplumb e rrethohen me tela me gjemba…
Në se këto janë mënyrat që ata shohin si zgjidhje ndërkohe që, jo pakënaqësia, por urrejtja e shqiptarëve, ka arritur në nivele shpërthyese atëherë po e cojnë vendin aty ku askush nuk do të dëshironte.

Sigurisht i pari që do paguaj, është i çmenduri por pasojat do ti vuajmë të gjithë, nga të dy krahët, në se nuk e ndalim të çmendurin sa nuk kemi shkuar në pikën ku pendesa nuk ka më vlerë…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY