Ndryshime në Qeverinë Rama, mësohen dy emrat që janë larguar

Ndryshime në Qeverinë Rama, mësohen dy emrat që janë larguar

266
0
Shares

Ditën e sotme, në qeverinë Rama ka patur ndryshimë të reja.

Mësohet se është shkarkuar  zv/ministrja e Drejtësisë, Teuta Vodo. Në vendin e Vodos në Ministrinë e Drejtësisë u emërua Fjoralba Caka, e cila është pedagoge ne Universitetin e Tiranës.

Gjithashtu, mësohet se ka dhënë dorëheqjen edhe zëvendës ministrja e Financave dhe Ekonomisë Albana Shkurta.  Nuk dihet motivacioni dhe arsyeja e dorëheqjes së zonjës Shkurta.

Edhe mbledhja e sotme e Këshillit të Ministrave është drejtuar nga ana e zëvendëskryeministrit Erion Braçe. Rama nuk ka dalë në asnjë aktivitet për mediat që prej të shtunës kur u shfaq në disa takime në qarkun e Beratit.

Madje u përfol nga ana e opozitës se kryeministri i vendit ishte duke kaluar dhe një komplikacion shëndetësor.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY