Eksploziv banesës në Durrës, policia jep detaje

Eksploziv banesës në Durrës, policia jep detaje

110
0
Shares

Mësohet një shpërthim ka ndodhur sot  në një banesë në Durrës. Burimet njoftojnë se fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Sipas të dhënave zyrtare, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:15, në lagjen nr. 17/1 Durrës, në oborrin e banesës së shtetasit Q.H., 54 vjeç.

Policia thotë se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale. Ende nuk ka një pistë të caktuar për ndonjë konflikt të mundshëm.

Po të njëjtat burime, thonë se persona të paidentifikuar i kanë hedhur eksplozivin në oborrin e banesës 54-vjeçarit që jeton vetëm me gruan pasi fëmijët i kanë në emigrim.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY