“Bomba” e Metës: I gatshëm të lë mandatin dhe jetën time për...

“Bomba” e Metës: I gatshëm të lë mandatin dhe jetën time për zgjidhjen e krizës politike

128
0
Shares

Kreu i shtetit,  Ilir Meta deklaroi se ishte gati të sakrifikonte, nga dorëzimi i mandatit si President deri tek sakrifikimi i jetës sime si Salvador Alende për të ndaluar instalimin e një junte që mund ta kthente Shqipërinë 30 vite pas.

Deklarata e fortë u bë sot paradite nga Pogradeci ku presidenti ndodhej në mbështetje të fushatës kombëtare të dhurimit të gjakut.

Duke ftuar të gjithë të mos sakrifikojnë vendin për karriget e tyre apo për ambiciet e veta, Meta tha se ishte gati të jepte shembullin i pari.

Ilir Meta: “Edhe pse nuk kam asnjë përgjegjësi për këtë situatë që është krijuar edhe pse kam bërë çdo përpjekje prej gati dy vitesh në këtë detyrë, për të parandaluar një situatë dhe një krizë të tillë, përsëri jam i gatshëm unë i pari të sakrifikoj në emër të një zgjidhjeje politike që rivendos normalitetin kushtetues, institucional, politik, demokratik në vend dhe që garanton ecjen e shpejtë drejt çeljes së negociatave në BE, jam i gatshëm për të dyja ekstremet.  
Që nga dorëzimi i mandatit tim si President pasi të sigurohem që vendi ka një zgjidhje politike parimore, kushtetuese, solide që e çon përpara, e deri tek sakrifikimi i jetës sime si Salvador Alende për të ndaluar instalimin e një junte që mund ta kthente Shqipërinë 30 vite pas.

Une paralajmerova, u minuan perpjekjet e mia

– Presidenti nënvizoi disa herë se kriza e thellë ishte paralajmëruar nga ai dhe se përpjekjet e tij për ta parandaluar ishin minuar

Ilir Meta: “Ajo që mund t’ju them ju, zotit Rama si Kryetar i shumicës në Parlament, që mund t’i them edhe zotit Basha si Kryetar i opozitës, por dhe gjithë qytetarëve shqiptarë socialistë, demokratë apo pa parti, të cilët kanë shqetësimin e stabilitetit të vendit dhe duan siguri dhe nuk duan vetëm kaq, duan dhe çeljen e negociatave, duan ecje përpara drejt anëtarësimit në BE: Presidenti Ilir Meta është shumë i ndërgjegjshëm për rrënjët e kësaj krize. I ka paralajmëruar aktorët vendas dhe ndërkombëtarë prej kohësh, që situata mund të shkojë drejt zhvillimeve të paparashikuara.”

Ilir Meta: “Më duhet të theksoj se kriza kushtetuese dhe institucionale nuk është e re dhe arsyet dhe argumentet i kam dhënë dhe më parë. Jo vetëm prej kohësh nuk kemi gjykatë Kushtetuese dhe i gjithë sistemi gjyqësor është i paralizuar por dhe janë minuar përpjekjet dhe inciativat, interesimi i veçantë i presidentit për të parandaluar krijimin e kësaj krize nga aktorë të caktuar. Pra kemi një krizë që në vlerësimin tim është e qëllimshme dhe ka rrezikuar seriozisht rendin kushtetues në republikën e Shqipërisë po kështu dhe të drejtat e qytetarëve dhe grupeve të caktuara të interesit.” 

Djegia e mandateve e papranueshme

Meta e quajti dhe veprim të papranueshem  dorëzimin e mandateve nga opozita

Ilir Meta: Tani kriza është thelluar më tej pas një veprimi të paprecedentë të opozitës shqiptare i cili është një veprim i papranueshëm dhe i dënueshëm nga ana ime që ka thelluar serioizisht krizën e përfaqësimit të kuvendit të Shqipërisë si institucioni kryesor përfaqësues i Republikës së Shqipërisë dhe qytetarëve shqiptarë.

Në vlerësimin tim, sot Kuvendi i Shqipërisë, ka 82 deputetë të ligjshëm, ku përfshihen edhe ata 3 deputetë të opozitës që nuk pranuan të djegin mandatet sipas vendimit politik të partive përkatëse. Çdo numër tjetër përtej këtij, jo vetëm thellon krizën e përfaqësimit por dhe është i konstestueshëm, në të gjitha planet: Si në atë ligor, politik, moral e kushtetutes.

Sot në Shqipëri, mund të gjenden të paktën mbi 1 milion shqiptarë Pro-Europianë, që kanë moshën dhe mund të plotësojnë formularin e deklriminalizimit, të cilët “mund të ndihmojnë” në miratimin e ligjeve, apo reformave të ndryshme.
Por, kriza e thellë e përfaqësimit nuk mund të zgjidhet, as me dhunë, as me metoda policore, dhe as me mjete financiare, por vetëm me dialog politik, për të rivendosur legjitimetin e përfaqësimit në Kuvendin e Shqipërisë.

Po minohet çelja e negociatave

Kreu i shtetit nënvizoi gjithashtu se plotësimi i parlamentit me deputetët e tjerë vetëm sa fsheh krizen dhe minon çeljen e negociatave
Ilir Meta: “Në vendin tonë, mund të thërriten dhe 1 milionë qytetarë që kanë mbushur moshën për të qenë deputetë dhe nuk kanë frikë të plotësojnë formularin e dekriminalizimit për të votuar në parlament ligjet në emër të reformave e integrimit europian por kjo duhet të sigurojë të gjithë që as nuk e fsheh këtë krizë të thellë përfaqësimi dhe as nuk e garanton por përkundrazi minon çeljen e negociatave me BE. Nuk  mund të ketë zgjidhje të kësaj krize as në mënyrë ultimative apo përmes retorikave që nxisin veprimet e dhunshme dhe as me metodat policore apo financiare por vetëm me një dialog politik të shpejtë, serioz dhe të përgjegjshëm që garanton rivendosjen e jetës politike në normalitet duke respektuar kushtetutën dhe ndarjen e pushteteve dhe të gjithë angazhimeve që Shqipëria duhet ti plotësojë urgjentisht për të marrë mesazhe pozitive për çeljen e negociatave.”

Kreu i shtetit nënvizoi se nuk mund të ketë zgjidhje për këtë krizë, as në mënyrë ultimative apo përmes retorikave që nxisin veprime të dhunshme, as me metoda policore, as me metoda financiare, por vetëm me një dialog politik të shpejtë, serioz dhe të përgjegjshëm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY