Cristiano Ronaldo nën hetim nga Uefa, cfarë rrezikon futbollisti portugez

Cristiano Ronaldo nën hetim nga Uefa, cfarë rrezikon futbollisti portugez

128
0
Shares

Cristiano Ronaldo është zyrtarisht nën hetim nga UEFA. CR7 akuzohet për sjellje të pahijshme për gjestin e tij që bëri në ndeshjen Juventus-Atletico Madrid javën e kaluar, në kundërpërgjigje të trajnerit të Atletico.

34-vjeçari duket se imitoi trajnerin e Atletico Diego Simeone, i cili e bëri më herët këtë gjest. Për këtë Simeone u dënua me 20 mijë euro gjobë.

Ndërkaq, edhe ylli i Juventus rrezikon të penalizohet ose gjobitet për gjestin që bëri më 12 Mars.

Lajmi është bërë i ditur nga organi më i lartë i futbollit europian, i cili njofton se vendimi do të shpallet më 21 Mars.

“Pas një hetimi të kryer nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës, në zbatim të nenit 55, nisi hetim disiplinor për sjellje të pahijshme ndaj futbollistit Cristiano Roando pas ndeshjes së Champions League mes Juventusit dhe Atletico Madrid të luajtur më 12 Mars. Ky rast do të diskutohet më 21 Mars nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës”, thuhet në njoftimin e UEFA.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY