Shqiptarët u pajisën me 500 pasaporta britanike, kjo është 37 vjeçarja që...

Shqiptarët u pajisën me 500 pasaporta britanike, kjo është 37 vjeçarja që fshihet pas rrjetit

153
0
Shares

Një grua shqiptare 37 vjeçe është arrestuar nga policia britanike, në Ilford, në lindje të Londrës më 18 mars.

37 vjeçarja nëpërmjet mashtrimit ka mundësuar pajisjen me 500 pasaporta të shqiptarëve të përfshirë në trafikun e drogës, trafikimin e njerëzve, trafikimin e qenieve njerëzore, abuzimin e fëmijëve, rrëmbimin dhe dhunën e rëndë.

Arrestimi erdhi pas një hetimi të Agjencisë Kombëtare të Krimit, që synonte zbulimin e një rrjeti kriminal i dyshuar si i përfshirë në lehtësimin e dhënies së shtetësisë dhe pasaportave britanike si dhe pastrimit të parave.

“Ne besojmë se ky rrjet u ka siguruar kriminelëve një mënyrë për të marrë pasaporta në Mbretërinë e Bashkuar, duke u dhënë atyre mjetet për të kryer krime të rënda dhe për të udhëtuar lirisht”, tha Andrea Wilson, kreu rajonal i hetimeve.

Zyrtarët e Emigracionit (ICE) vizituan dhjetë biznese të ndryshme në të gjithë Londrën dhe Anglinë e Jugut, duke përfshirë restorante, bare dhe lavazhe, që besohet të jenë të lidhura me rrjetin kriminal.

Nëntë vetë u arrestuan për shkelje të emigracionit, ndërsa gjashtë biznese janë referuar për masa ndëshkimore.

“Puna me partnerët na ka lejuar të godasim këtë rrjet dhe në fund t’i ndalojmë ata që nxisin krimin e organizuar dhe të shkatërrojnë komunitetet tona”, shtoi zonja Wilson.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY