“Të fala dhe Anilës”, Ylli Dylgjeri mesazh tjetër pas shkarkimit: Kam dhe...

“Të fala dhe Anilës”, Ylli Dylgjeri mesazh tjetër pas shkarkimit: Kam dhe një falenderim…

521
0
Shares

Një ditë pas shkarkimit të tij nga puna si specialist në Agjensinë e Trajtimit të Koncensioneve, nën varësinë e ministrisë së Financave, Ylli Dylgjeri ka bërë një tjetër reagim në rrjetet sociale.

Kujtojmë se Dylgjeri u shkarkua pas një ironie që ka bërë në rrjetet sociale, ku me anë të një vjershe ironizonte lapsusin e të ngarkuarit në detyrën e Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj gjatë recitimit të një poezi të Naim Frashërit në Samitin e 2 të Diasporës.

“Vargje nga Samiti i Diasporës 2019

Atje ku lind Dielli,
Atje ku të pjell edhe gjeli,
Atje ku të shpëton kaka,
Atje reciton Gent Caka…”, ka shkruar Ylli Dylgjeri përpara pak ditësh në rrjetet sociale, vjershë e cila i ka kushtuar me sa duket edhe vendin e punës.

Por sot, Dylgjeri ka dhe një mesazh dhe për ‘’stafin ekzekutiv të urdhërit’’, të cilët i cilëson si matrioshka ruse. Ai ka dhe një mesazh për ministren Anila Denaj të cilës i dërgon të fala.

I pyetur nga gazetarët Dylgjeri tha dje:

“Kakën bëra dhe më pushuan. Po të kisha dhjerë çdo ndodhte. Do vijoj të bëj humor me miqtë e mi. Shto edhe një fjali: kakën e bëjnë të gjithë krahët politike! Nuk e kuptoj se pse unë jam i njëanshëm?!! Për më tepër që e bera kur isha me leje të zakonshme, që të mos harxhoja kohën e orarit Zyrtar“.

Reagimi i Dylgjerit:

Stafit ekzekutiv të Urdhërit

…Kam edhe një falenderim për Komisionin e Disiplinës që morri Vendim për pushimin tim nga puna, e veçanërisht për Ju Geraldinë :

Meqë u sollet si matrioshkat ruse, ku njëra hyn te tjetra, Ju falenderoj për kontributin që dhatë për shkarkimin tim nga detyra. 
Paçi fat në zbatimin e ligjit!
Të fala dhe Anilës
Ylli Dylgjeri

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY