VIDEO/”Nuk di ç’të them më” aktori mbetet pa fjalë: E tmerrshme si...

VIDEO/”Nuk di ç’të them më” aktori mbetet pa fjalë: E tmerrshme si qeveritë, ministritë lejojnë këtë vrasje…

805
0
Shares

Nëpërmjet një video në rrjetet sociale, aktori shumë i dashur i humorit, Florian Binaj, ka denoncuar atë që prej kohësh është kthyer në bashkëjetuesen me kryeqytetin.

E kemi fjalën për smogun, i cili në heshtje është prezent dhe po dëmton shëndetin e të gjithë qytetarëve në  Tiranë.

Binaj na tregon pamjet e një urbani në zonën afër qëndrës spitalore Nënë Tereza e cila po nxjerr shumë tym. Ai i kërkon llogari autoriteteve që nuk po bëjnë asgjë për ta ndaluar këtë masakër që po i bëhët shëndetit të njerëzve.

Denoncimi i aktorit:

Këto pamje janë bërë në mes të Tiranës, afër qëndrës spitalore Nënë Tereza…Është E TMERRSHME që qeveritë, ministritë dhe të gjitha pushtetet lejojnë një vrasje tē tillë të shëndetit tonë duke rritur numrin e rasteve me kancer vit pas viti edhe tek moshat e reja…Personalisht kam miq që i vuajnë keto pasoja që sot, të tjerë nuk ia dolën dot, nesër mund ta kem rradhën unë ose dikush tjetër nëse nuk ndalon kjo çmenduri që më shumë se kushdo prek shëndetin e brishtë të të gjithë fëmijëve…Nuk di ç’të them më…jam pa fjalë.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY