VIDEO/Momenti kur Lleshaj pritet me protesta, studentët i kërkojnë llogari: Na ke...

VIDEO/Momenti kur Lleshaj pritet me protesta, studentët i kërkojnë llogari: Na ke helmuar me gaz

136
0
Shares

Ky është moment kur ministri i brendshëm pritet me protesta në qytetin e Durrësit, gjatë vizitës që zhvilloi në Universitetin Aleksandër Moisiu në Durrës.

Disa studentë i dolën përpara  Lleshajt në hyrje të godinës, duke i kërkuar llogari për gazin lotsjellës që është hedhur në protestat e opozitës, si dhe për faktin që ky takim nuk ka qenë bërë publik për studentët.

Në momentin që Lleshaj dhe Dako mbërritën në universitet u pritën me thirrjet “turp”, “turp”, “turp” ku Dako ka hyrë brenda ndërsa ministri i Brendshëm është përballur me studentët.

PJESE NGA BISEDA

Lleshaj: Çfarë do doje prej meje?
Studenti: Për çfarë keni ardhur këtu? Ju nuk ju takon me ardh në asnjë vend të Shqipërisë. Ju jeni qeveri ilegjitime. Vini këtu dhe e marrim vesh një orë më parë se po vjen ministri. Sikur është duke ardhur shërbimi sekret.
Lleshaj: Ju e caktoni ku hyj unë e ku nuk hyj unë.

Studenti: Nuk e caktojmë ne, ne duhet ta dimë.
Lleshaj: Kush jeni ju?
Studenti: Unë jam Ndrec Pjetraj qytetar i këtij vendi që ti më kë helmuar mua. Je ministri i Brendshëm, na ke helmuar me gaz.
Lleshaj: Nëse do të vish të komunikosh hajde komuniko mos fol kështu.
Studenti: Kemi komunikuar aty në shesh me lëndë kimike. Po sot çfarë do bëni, hë na thoni? Kush janë masat që do merrni? Do më arrestojnë këta shoqëruesit tuaj. Turp t’ju vijë!
Lleshaj: S’kam ardhur për këtë punë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY