Shuhet bilbili i këngës popullore shkodrane Shyqyri Alushi

Shuhet bilbili i këngës popullore shkodrane Shyqyri Alushi

211
0
Shares

Shyqyri Alushi, këngëtari i njohur i këngëve popullore shkodrane ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare.

Mjeshtri  vuante nga një sëmundje e rëndë, prej të cilës ndodhej i shtruar prej ditësh në spital.

Për ata që se dinë, Shyqyri Alushi ka pasur një karrierë mjaft të pasur muzikore.

Ai është vlerësuar me  mjaft çmime të rëndësishmë ku ndër to përmendim: “Artist i Merituar”, “Çmimi i Karrierës”, “Krenaria e Qytetit” etj. Në Shkodër ai njihej nga të gjithë si mjeshtri i ahengut shkodran pasi muzikat dhe këngët e tij arrinin të preknin çdokënd që i dëgjonte.

Pak kohë më parë familjarët e Shyqyri Alushit i bënë apel Ministrisë së Shëndetsisë dhe Shtetit se ndaj tij duhet të kishte një vëmendje më të madheAi ka marrë pjesë në të gjitha festivalet dhe koncertet e organizuara në Shkodër si dhe në të gjitha përfaqësimet e folklorit muzikor shkodran në festivalet folklorike kombëtare dhe në Kosovë.

Gjithashtu vlen për tu përmendur se Alushi gjatë karrierës së tij ka marrë pjesë në disa turne turne ndërkombëtare si në Rumani, Portugali, Turqi, Francë, Gjermani, Mali i Zi etj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY