Shehaj: Gjiknuri duhet të ishte në burg, sot bën fushatë për PS

Shehaj: Gjiknuri duhet të ishte në burg, sot bën fushatë për PS

140
0
Shares

Pas emërimit të Damian Gjiknurit, sekretar për Çështje Zgjedhore në PS, ka ardhur edhe reagimi i ish deputetit të Partisë Demokratike, Agron Shehaj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shehaj shkruan se, ish ministri i Infrastrukturës Damian Gjiknuri dhe ish drejtori i ARRSH-së Afrim Qendro, në vend që të ishin në burg, dalin e bëjnë fushatë për Partinë Socialiste.

POSTIMI I SHEHAJT:

Damian Gjiknuri bashkë me kriminelët bleu votat në Peshkopi, dhe sot Rama e shpërbleu me drejtimin e “reformës elektorale” të PS-së. Ai duhet të ishte në burg, por Edi Ramës i duhet ekspertiza dhe përvoja e tij në bashkëpunim me krimin.

Ditët e fundit, ky politikan i degraduar nga korrupsioni po bën fushatë në Vlorë së bashku Afrim Qendron e DH Albania, një tjetër personazh i errët që duhet të ishte në burg, por që Rama e ka ngarkuar edhe atë me misionin e vjedhjes së votave.

Rruga që ka zgjedhur opozita është e vetmja rrugë për të shpëtuar zgjedhjet nga Edi Rama dhe kriminelët e tij në politikë dhe në rrugë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY