Serbia “zjen” nga protestat masive, Vuçiç akuzon ndërkombëtarët: Veprimet tuaja me dy...

Serbia “zjen” nga protestat masive, Vuçiç akuzon ndërkombëtarët: Veprimet tuaja me dy standarde

91
0
Shares

Situata në Serbi i përngjason asaj të Shqipërisë, ku ka protesta masive të qytetarëve.

Protestat po bëhen kundër presidentit të Serbisë ndërsa vetë, Aleksandar Vuçiç është shprehur se vendet perëndimore dhe ambasadorët e tyre po veprojnë me dy standarde për këtë situatë.

Të shtunën e kaluar, disa protestues dhe udhëheqës të opozitës kanë hyrë në ndërtesën e Radio-Televizionit të Serbisë në Beograd, duke kërkuar hapësirë në televizionin publik. Protestat vazhduan edhe të dielën, ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në një fjalim drejtuar kombit, tha se “nuk do të lejojë kërcënime përmes dhunës”.

Kërkesa kryesore e protestuesve është dorëheqja e Vuçiqit, pastaj vijojnë hapësira në televizionin publik, zbulimi i urdhëruesve dhe kryesve të, siç thonë, sulmeve ndaj qytetarëve, gazetarëve, aktivistëve dhe politikanëve, si dhe publikimi i “planit për zgjidhjen e çështjes së Kosovës”.

Vuçiç u shpreh se hyrja e dhunshme e protestuesve brenda Televizionit Shtetëror të Serbisë është e ngjashme  me veprimet e dhunshme të 27 Prillit në Maqedoninë e Veriut, ku situata precipitoi me dhunë e gjakosje të disa deputetëve dhe  kryeministrit, Zoran Zaev.

Si është e mundur që ambasadorët e vendeve perëndimore nuk e dënuan këtë, ndërsa në sekondën e njëjtë e dënuan atë që nuk u pëlqeu, hyrjen e dhunshme në Kuvendin e Maqedonisë. Miku i madh i Jeremiçit dhe Gjillasit, Zoran Zaev, u lëvdua se si u dënua ministri i punëve të brendshme, Çavkov, me 18 vjet burg, për shkak se nuk ka ndaluar qytetarët që të hyjnë në Parlament”, -tha ai.

Protestat, që përfshijnë figura publike, politikanë të opozitës, profesorë universitetesh e të tjerë, zhvillohen nën moton “Një në pesë milionë”.

Motoja është nxjerrë nga komentet e Vuçiqit për protestat, i cili ka thënë se ai “nuk do të përmbushë asnjë kërkesë, edhe sikur të mblidhen pesë milionë vetë në rrugë”.

Protestat, përveç Beogradit, janë shtrirë edhe në qytete të tjera të Serbisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY