Është vetëdorëzuar në polici Renaldo Avdyli i shpallur në kërkim policor nga Prokuroria e Krimeve të Rënda si i implikuar në trafikun e drogës me grupin kriminal të Taulant Haxhiraj. Renato Avdylaj, i akuzuar për përfshirje në trafik kanabis dhe favorizim të mbjelljes së tij është vënë në pranga gjatë natës. Avdylaj është një ish-drejtues policie në Vlorë.
Prokuroria ka çuar në gjykatë dosjen hetimore për tetë persona, që i akuzon si pjesë të një grupi të strukturuar kriminal, të cilët ushtronin aktivitetin e paligjshëm të kultivimit të lëndës narkotike kanabis sativa në fshatrat Vezhdanisht-Treblovë, në Vlorë.
Në krye të grupit të strukturuar kriminal qëndronte Taulant Haxhiraj, i cili, bashkëpunonte ngushtë me punonjësin e Policisë, Renaldo Avdulaj, si edhe me disa persona të tjerë. Këta të fundit kishin për detyrë marrjen e masave konkrete për kultivimin, magazinimin dhe më tej, shpërndarjen e lëndës narkotike.
Një grup personash, gjatë muajve Prill dhe Maj të 2016-ës, pasi kanë siguruar me parë sipërfaqe toke, në pyll, kullota, tokë në pronësi shtet ose në pronësi dhe posedim të personave privat, që ndodhet në territorin e zonës Administrative Vlorë, kanë filluar kultivimin e sasirave të mëdha të bimëve narkotike të llojit canabis sattiva.
Në vijim të hetimeve, forcat e Policisë kanë ndërhyrë, duke realizuar arrestimin e 11 personave, por pa mundur të vë në pranga Renaldo Avdulin.
Akuzat për veprat penale “Kultivimit të lëndëve narkotike në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”, “Pjesëmarrjes në grupin e strukturuar kriminal”, “Kryerjes së veprave nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”:
- Taulant Haxhiraj
- Renaldo Avdyli
- Shkëlqim Koçiaj
- Xhovalin Baço
- Reshat Radhima
- Marjus Bajrami
– Për kryerjen e veprës penale “Moskallëzim krimi”, akuzohen:
- Klajdis Imeri
- Anis Pajo
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/