“Meriton vdekjen” familjarët të tronditur pas masakrës në Zelandë, bastisen dy shtëpi...

“Meriton vdekjen” familjarët të tronditur pas masakrës në Zelandë, bastisen dy shtëpi ku u rrit autori

120
0
Shares

Familjarët e Brenton Tarrant shprehen të tronditur pas masakrës me vrasjen e 50 besimtarëve myslimanë në Zelandën e Re.

Ata kanë kërkuar falje për viktimat, ndërsa aktin e 28-vjeçarit e cilësuan të padrejtë dhe për këtë gjë ai meriton vdekjen. Mësohet se nëna e 28-vjeçarit, Sharon, është mësuese në një shkollë lokale. Ajo u largua nga policia me emergjencë nga klasa e saj direkt pas raportimit të ngjarjes.

Ajo dhe motra e Tarrantit, Lauren, janë vendosur nën mbrojtje të policisë, pa asnjë kontakt telefonik me pjesën tjetër të familjes së tyre.

Ndërkohë, sipas mediave të huaja, sektori antiterrorizëm i policisë australiane ka kryer kontrolle në dy shtëpi mëngjesin e kësaj të hëne, që kanë lidhje me agresorin.

“Objektivi i parë i këtij kontrolli është sigurimi formal i materialeve që mund të ndihmojnë policinë neozelandeze në hetimin që po zhvillojnë”, tha policia në një deklaratë për mediet.

28-vjeçari akuzohet tashmë për vrasje, pas masakrës së të premtes që i mori jetën 50 vetëve dhe plagosi edhe rreth 50 të tjerë në dy xhami të Christchurchit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY