Arrestohet personi që ishte në vrasjen e biznesmenit

Arrestohet personi që ishte në vrasjen e biznesmenit

349
0
Shares

Policia sapo ka arrestuar një person  që ishte I pranishëm në momentin e vrasjes së biznesmenit Haxhi Bacinovski një ditë më parë në një nga rrugicat e Kodrës së Liqenit.

Policia nuk ka shpjeguar rreth rolit të tij në këtë vrasje por akuza që rëndon mbi të është moskallzim krimi. Personi i ndaluar quhet Myftar Pasha.

Njoftimi paraprak:

Arrestohet një 56-vjeçar për “Moskallzim krimi” në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “Bill Klinton”, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi H. B.

Specialistët për Hetimin e Krimit ndaj Jetës dhe pronës në DVP Tiranë, arrestuan shtetasin:

Myftar Pasha, 56 vjeç, banues në Tiranë

Ky shtetas në momentin e vrasjes së shtetasit H. B., dyshohet se ka qënë me autorin e vrasjes dhe nuk ka kallëzuar krimin.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY